Ndërron jetë në moshën 27 vjeçare nipi i Elvis Presleyt NULL NULL 13.07.2020 10:44 13.07.2020 10:44 Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, Benjamin Keough, nipi i ikonës së rok ‘n’ roll, Elvis Presleyt. Autoritetet amerikane ende nuk kanë dhënë detaje për rrethanat ose kohën e vdekjes së Keough, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Policia në Los Angeles e ka konfirmuar se një person me emrin Benjamin Keough i moshës 27 vjeçare është gjetur pa shenja jete. Rasti mbetet duke u hetuar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.