Ndërron jetë Nanny Pat NULL NULL 16.12.2015 13:10 16.12.2015 13:10 Ylli i “Towie” Nanny Pat, ka ndërruar jetë. 80 vjeçarja, gjyshja e Mark dhe Jessica Wright, e cila ishte shumë e njohur për rolet në episodet e ITVBe, vdiq nga një sëmundje e shkurtër. Familja Wright e kanë konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një deklarate të lëshuar sot. “Me pikëllim të thellë njoftojmë se e dashura jonë Nanny Pat ka vdekur mëngjesin e sotëm pas një sëmundje të shkurtër”. Nanny ishte e martuar me bashkëshortin e saj Charlie për 52 vite, transmeton Klan Kosova. Kur foli për sekretin e një martese të lumtur, ajo tha: “Merruni vetëm me jetën tuaj..”. Pas lajmit për vdekjen, shumë fansa kanë shkruajtur nëpërmjet Twitteri duke thënë “Zemra më është thyer…Pusho e qetë Nanny Pat”, “Jam në shok, pusho e qetë gruaja më e mirë në botë, Towie nuk do të jetë më njejtë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.