Ndërron jetë marinari i puthjes së famshme në Times Square NULL NULL 19.02.2019 08:44 19.02.2019 08:44 Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare marinari i marinës amerikane, George Mendonsa, i njohur në botë për fotografinë e famshme të puthjes së tij me një vajzë. Mendonsa vdiq të dielën pas një infarkti në zemër, vetëm disa ditë përpara se ai të mbushte 96 vjet, ka pohuar vajza e tij Sharon Molleur, transmeton Klan Kosova. Fotografia e famshme e marinarit amerikan, u shkrep kur në 1945 ai puthi një vajzë në sheshin Times Square në New York, në ditën e njohur si e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ndryshe 14 gushti njihet si dita kur Japonia kapitulloi zyrtarisht ndaj SHBA-ve, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 35 minuta më parë
Kulturë Bruce Springsteeni bashkohet në skenë me Zach Bryanin dhe Maggie Rogersin (VIDEO) 52 minuta më parë