Ndërron jetë inxhinieri shqiptar nga COVID-19 NULL NULL 07.08.2020 11:51 07.08.2020 11:51 Koronavirusi i ka marr jetën inxhinierit shqiptar të pyjeve, Ferdin Liçaj. Lajmin e ka bërë të ditur një mik i tij me anë të një postimi në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu im i dashur, Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi t’i mbijetojë virusit të tmerrshëm që e preku përpara disa ditësh. Lajmi i largimit të tij nga kjo jetë më ka shokuar dhe më ka shkaktuar një boshllëk të madh shpirtëror”. “Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe tepër njerëzor. Ai ishte një ekspert i talentuar dhe me aftësi të rralla në fushën e mjedisit dhe të pyjeve”, ka shkruar mes tjerash ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 13 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 24 minuta më parë