Ndërron jetë adhuruesi rus që i kushtoi gjithë dashurinë e tij grupit muzikor, The Beatles - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërron jetë adhuruesi rus që i kushtoi gjithë dashurinë e tij grupit muzikor, The Beatles

NULL NULL
04/09/2018

Dashuria për rok grupin muzikor “The Beatles”, bëri që adhuruesi rus, Kolya Vasin, ta kthejë banesën e tij në një muze.

Ai ka vdekur në moshën 73 vjeçare në Shën Petersburg. Vasin njihej edhe si adhuruesi më i madh i “Beatles” në Bashkimin Sovjetik, atëherë kur autoritetet komuniste e shihnin këtë grup perëndimor si armik, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Vasin kishte nisur të mbledhë albume dhe kujtime të “Beatles” që nga vitet e 60-ta. Ai kishte të ruajtura një incizim të Live peace në Toronto më 1969 – të nënshkruar nga John Lennon dhe Yoko Ono.

“The Beatles” kanë pasur shumë adhurues në Bashkimin Sovjetik.

Në Facebook, një prej miqve të Vasin, Nick Barabanov, ka shkruar se Kolya Vasin kishte shkuar “për t’u bashkuar me John Lennon dhe George Harrison. A do të mund të kishin ata çaste të lumtura dhe të ndritshme!”.

Për më shumë se 50 vjet Beatles kishte ndikuar në jetën e tifozit rus. Ai ëndërronte t’ia kushtonte një “vend të shenjtë dashurisë”  John Lennon në Shën Petersburg, por projekti kurrë nuk u realizua, edhe pse shumë adhurues e mbështetën idenë dhe zyrtarët e qytetit gjetën një vend të përshtatshëm për të.

Një komentator rus, Artemy Troitsky, ka thënë se ndikimi i këngëve të Beatles ishte i thellë.

“Beatles i kthyen dhjetëra miliona të rinj sovjetikë në fe tjetër”.

Ndërsa analisti i shërbimit rus të BBC, Alexander Kan, duke e nderuar Vasin ka thënë se ai ishte legjendar në mesin e adhuruesve rusë të rokut. Ai e kishte takuar Vasin më 1980.

“Për të nuk kishte asgjë më të rëndësishme se sa “Beatles”, ka thënë ai.

Në vitin 1970,  Vasin kishte përshkruar si ndërhyrje hyjnore faktin që John Lennon i kishte dërguar atij një telegram urimi për ditëlindjen e tij si dhe një album me autografin e tij.

Mrekullisht Lennon e kishte zgjedhur atë në mesin e adhuruesve të tij nga e gjithë bota.

Vasin kishte pasur ndikim të shumë të rinj rusë me pasionin e tij për “Beatles” ku më pas shkroi një libër rreth ndikimit kulturor të bendit pas Iron Curtain.

Libri ishte titulluar “Rock on the Russian Bones”. Kurse albumet e John Lennon ishin të ndaluara nga autoritetet e shumë vendeve, por që megjithatë arrihej që t’i regjistronin në një treg të zi.