Ndërron jetë 18 vjeçarja, yll në TikTok NULL NULL 11.02.2021 08:51 11.02.2021 08:51 Sensacioni i mediave sociale Dazharia, e cila ishte e njohur në internet si Bxbygirlldee, vdiq të hënën me 8 shkurt në moshën 18 vjeçare. Prindërit e adoleshentes e konfirmuan lajmin e vajzës së tyre të vdekur të martën me 9 shkurt në një deklaratë të postuar në faqen e tyre GoFundMe. “Më 8 shkurt, vajza ime Dazharia na ka lënë”, tha Joseph Santiago, babai i Dazharia. “Ajo ishte shoqja ime më e vogël dhe unë nuk isha përgatitur në asnjë mënyrë, për të varrosur fëmijën tim. Ajo ishte aq e lumtur dhe do të ishte kaq e emocionuar të më shihte kur të kthehesha në shtëpi nga rruga”. “Unë vetëm uroj që ajo të më kishte folur për stresin e saj dhe mendimet e vetëvrasjes. Ne mund të punonim rreth kësaj”, shtoi ai. Shaffer kishte 1.6 milion ndjekës në TikTok. Ajo ka grumbulluar 235,000 pëlqime deri më tani. Ylli gjithashtu kishte mbi 100,000 ndjekës në Instagram dhe YouTube, shkruan E Online, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.