Ndërpritet ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, tifozët gjuajnë me karrige në parket NULL NULL 26.02.2023 17:51 26.02.2023 17:51 Është ndërprerë ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Deri te ndërprerja ka ardhur, pasi tifozët e Bashkimit gjuajtën me karrige në parket ndaj lojtarëve të Trepçës, njofton Klankosova.tv. Trepça është duke fituar me rezultat 43-34, teksa kanë mbetur edhe dy minuta lojë në çerekun e dytë. Ndryshe, këto ndërprerje të ndeshjeve janë bërë thuajse të zakonshme, pasi pothuajse në çdo xhiro po ka probleme të tilla. Kujtojmë, takimi është duke u zhvilluar në sallën “13 Qershori” në Suharekë, meqë palestra në Prizren “Sezai Surroi” është në rinovim. /Klankosova.tv.