Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërprerjet e furnizimit global në Detin e Kuq i kushtojnë kompanive miliona dollarë

NULL NULL
12.01.2024 16:26
Anije e sulmuar në Detin e Kuq
Anije e sulmuar në Detin e Kuq

Zinxhirët e furnizimit global mund të përballen me ndërprerje të rënda si rezultat i sulmeve të Houthi në Detin e Kuq, sipas BBC-së.

Firmat më të mëdha të transportit në botë kanë devijuar anijet larg Detit të Kuq dhe në një rrugë shumë më të gjatë rreth Kepit të Shpresës së Mirë të Afrikës dhe më pas në anën perëndimore të kontinentit, transmeton Klankosova.tv.

Kjo shton të paktën 10 ditë dhe miliona dollarë në llogaritjet e transportit – kosto të cilat më pas kalohen te klientët.

Duke pasur parasysh se 12 për qind e tregtisë globale vjetore kalon përmes Detit të Kuq, ndërprerja e mundshme për zinxhirët e furnizimit global mund të jetë e madhe.

Mallrat e konsumit “do të përballen me ndikimin më të madh”, sipas Chris Rogers, kreu i kërkimit të zinxhirit të furnizimit në S&P Global Market Intelligence.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme