Ndërkombëtarizohet Asociacioni i Arsimit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërkombëtarizohet Asociacioni i Arsimit

NULL NULL
23.04.2015 10:37

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Kosovës është pranuar si anëtare në Asociacionin Evropian për Arsim dhe Aftësim Profesional.

Lajmin për këtë anëtarësim e bëri të ditur, Shkëlzim Murtezi, president i këtij asocoacioni përmes një postimit në faqen e tij në
facebook.

Kryetarët e asociacionive të Gjermanisë për AAP dhe ai i Austrisë, Brazilit, Portugalisë , ftuan Murtezin në mbledhjet e tyre të bordeve në asociacionet në shtetet e tyre përkatese, për të prezantuar edhe në ato mbledhje Asociacionin e Kosovës. Me këtë rast janë arritur marrëveshje që të rinjve kosovarë t’iu ofrohet mundësia që të bejnë praktikë 3 mujore në Austri, Gjermani, Portugali dhe Poloni, po ashtu që të kryejnë Aftësim Profesional 3 vjeçarë në kompanitë austriake dhe ato gjermane.

Ndër të tjera janë dakorduar që të ketë shkëmbim të studentevë në Universitetet Austriake si dhe partneritet në mes të niverziteteve të Kosovës dhe ato Austriake.