Ndërkombëtarët: Në Maqedoni duhet dialogu NULL NULL 10.05.2015 20:46 10.05.2015 20:46 Përfaqësues të misioneve të huaja në Maqedoni, ata të BE-së, SHBA-së, OSBE-së dhe të NATO-së janë mbledhur sot pas situatës së krijuar në Maqedoni. Këta të fundit dolën me një deklaratë për media ku thanë se është koha që liderët politik të përfshihen në dialog për të gjitha çështjet që ballafaqohen. Ata përmes një komunikate për media besojnë fuqimisht se nuk guxohet që të lejohet prishja e marrëdhënieve në shoqëri. “Të gjithë ne shprehim keqardhje për jetët e humbura gjatë operacionit në Kumanovë, që për fat të mirë, duket se ka mbaruar. Mendimet tona janë me familjet e policëve që humbën jetën gjatë operacionit, si dhe me qytetarët që u përfshinë në gjithë këtë dhunë. Përfaqësuesit politikë, vendas dhe të rajonit, dënuan fuqishëm dhunën. Kuptuam që grupi i armatosur në Kumanovë, është tashmë një fenomen i izoluar. Besojmë fuqimisht se nuk guxohet që të lejohet prishje e marrëdhënieve në shoqëri. Gjithashtu, besojmë se ky është momenti që liderët politikë të përfshihen në dialog për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohet vendi, përfshi këtu edhe krizën e stërzgjatur politike dhe reformat e nevojshme”, thuhet në komunikatën dërguar mediave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dobruna: 65 për qind e konsumatorëve të rrymës janë amvisëri – të zëvendësohet burimi i ngrohjes (VIDEO) 57 minuta më parë
Kosova Iseni: Shqiptarët e Zvicrës përfitojnë nga vizita e Kurtit si kryeministër (VIDEO) 1 orë më parë