Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohet shoferi i një veture, sekuestrohet një revole dhe nëntë fishekë

NULL NULL
25.06.2024 15:38
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese: Policia e Kosovës

Policia e rajonit të Prishtinës kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole dhe nëntën fishekë.

Në njoftim thuhet se kjo u bë pasi është kontrolluar një veturë në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës.

“Ndaj të dyshuarit, S. H, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,   me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Podujevë iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’, dhe të njëjtin e proceduan më tej”, thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.