Ndalohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë NULL NULL 12.04.2019 18:15 12.04.2019 18:15 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sot në orët e pasditës me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë për një person të dyshuar, të nacionalitetit serb me inicialet Z.K. Sipas Prorkurorisë Speciale,përcjellë Klan Kosova i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë