Ndalohet me ligj përdorimi i burkës në Zvicër NULL NULL 07.03.2021 22:25 07.03.2021 22:25 Një propozim i ekstremistëve të djathtë për të ndaluar mbulesat e fytyrës në Zvicër ka fituar me një rezultat të ngushtë në referendum. Iniciativa për ta ndryshuar kushtetutën zvicerane kaloi me një diferencë 51.2% – 48.8%, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Ky propozim nuk e përmend fenë Islame drejtpërsëdrejti dhe gjithashtu përmes tij synohet që t’u ndalohet protestuesve të dhunshëm që të mbajnë maska. Megjithatë, politikanët lokalë, mediat dhe aktivistët e kanë quajtur ndalim të burkës. “Në Zvicër, tradita jonë është që ju të tregoni fytyrën tuaj. Kjo është një prej lirive tona themelore”, ka thënë kryetari i komitetit të referendumit, Walter Wobmann. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 10 minuta më parë