Ndalohet furgoni me 20 mijë euro mallra kontrabandë në Han të Elezit, një i arrestuar NULL NULL 23.12.2024 15:07 23.12.2024 15:07 Policia e Kosoves Policia Kufitare ka ndaluar një rast kontrabande mallrash në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë aksionit të datës 22 dhjetor 2024, policët “Kanë vërejtur një automjet kombi furgon pa targa duke kaluar vijën kufitare përmes rrugëve malore”, thuhet nga policia, transmeton klankosova.tv. Brenda automjetit u gjetën 573 artikuj të ndryshëm, me vlerë të përafërt prej 20 mijë eurosh. Sipas autoriteteve, dy burrat e dyshuar u kapën në vendngjarje, ndërkaq mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. Me urdhër të prokurorit të shtetit, drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025