Ndalohet autobusi i linjës Gjermani-Kosovë në Merdare, kapet mbi gjysmë kilogrami kokainë NULL NULL 03.12.2021 12:20 03.12.2021 12:20 Oficerët doganorë gjatë kontrollit të një autobusi të linjave ndërkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Oficerët kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani-Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt, në një valixhe krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrollave shtesë të valixheve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gramë narkotikë të llojit kokainë. Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme, transmeton Klankosova.tv.
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023