Ndalohen shtatë zyrtarët e "Ambientit" në Pejë, sigurohen prova të shumta materiale - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohen shtatë zyrtarët e “Ambientit” në Pejë, sigurohen prova të shumta materiale

NULL NULL
16.03.2023 15:02
Policia

Janë ndaluar për 48 orë shtatë nga nëntë të arrestuarit në ndërmarrjen publike të pastrimit “Ambienti” në Pejë, kryesisht nga bordi i kësaj ndërmarrje.

Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se gjatë këtij operacioni janë shoqëruar në Policinë e Kosovës nëntë persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të “Ambientit”.

“Gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”, njofton Klankosova.tv.

“Vlen të theksohet se ky proces penal ka filluar si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me prokurorin e shtetit, për çka Prokuroria Themelore e Pejës u është shumë falënderuese”, thotë tutje komunikata.