Ndalohen për 48 orë dy kirurgët në Vushtrri, urdhërohet edhe arrestimi i të tretit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohen për 48 orë dy kirurgët në Vushtrri, urdhërohet edhe arrestimi i të tretit

NULL NULL
10.01.2023 15:11

Dy kirurgët që dyshohen se kanë marrë ryshfet për trajtimin e pacientëve në spitalin e Vushtrrisë, janë ndaluar për 48 orë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Organi i akuzës thotë se brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Kirurgët E.S dhe A.L janë arrestuar në vendin e tyre të punës nga policia.

Derisa prokuroria ka urdhëruar arrestimin edhe të kirurgut I.Z .

Në njoftim thuhet se edhe ndaj tij do të caktohet masa e sigurisë. /Klankosova.tv

MSh: Suspendohen tre kirurgët, shkarkohet anëtari i bordit të ShSKUK-së