Ndalohen për 48 orë dy kirurgët në Vushtrri, urdhërohet edhe arrestimi i të tretit NULL NULL 10.01.2023 13:09 10.01.2023 13:09 15:10 – Ndalohen për 48 orë dy kirurgët në Vushtrri, urdhërohet edhe arrestimi i të tretit Dy kirurgët që dyshohen se kanë marrë ryshfet për trajtimin e pacientëve në spitalin e Vushtrrisë, janë ndaluar për 48 orë. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Organi i akuzës thotë se brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Kirurgët E.S dhe A.L janë arrestuar në vendin e tyre të punës nga policia. Derisa prokuroria ka urdhëruar arrestimin edhe të kirurgut I.Z . Në njoftim thuhet se edhe ndaj tij do të caktohet masa e sigurisë. /Klankosova.tv 14:45 – MSh: Suspendohen tre kirurgët, shkarkohet anëtari i bordit të ShSKUK-së Tre kirurgët që dyshohet se kanë marrë para për trajtimin e pacientëve në spitalin e Vushtrrisë. Kjo u bë e ditur për Klan Kosova nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Tutje MSh-ja thekson se ka inicuar shkarkimin nga bordi i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës të Dr. Isuf Zekaj, i cili është njëri nga kirugët e dyshuar. “Si informacion shtesë lidhur me rastin në Spitalin e Vushtrrisë, Bordi i SHSKUK- së ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se Spitali i Vushtrrisë, sot ka marr masat komfor legjislacionit në fuqi duke suspenduar tre kirurgë të cilët janë duke u hetuar për vepra korruptive një koheshit , Ministria e Shëndetësisë komfor përgjegjësive të saja ka iniciuar sot shkarkimin e anëtarit të Bordit të SHSKUK- së, Dr. Isuf Zekaj, përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshëm”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për Klan Kosova. ________________________________________________________________________________________________________________ Dy kirurgët A.L dhe E. S janë arrestuar nga policia nën dyshimin se kanë marrë para për t’i trajtuar pacientët në spitalin e Vushtrrisë. Kështu thuhet në një përgjigje për Klan Kosova nga ky spital. Derisa doktorit Isuf Zekaj, njëherësh anëtar i bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, i emëruar verën e kaluar, i është kërkuar që të dorëzohet në polici. Në përgjigje thuhet se ata do të suspendohen nga puna, deri në një vendim tjetër. “Ju njoftojmë se policia e Kosovës e ka arrestuar në Spital, dr. A. L. dhe dr. E. S. Ndërsa dr. I. Z është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici. Në këtë rast, do të veprojmë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me këtë rast dr. I. Z. shkarkohet nga pozita u.d shef i Repartit dhe suspendohet nga puna, po ashtu edhe dr. E. S. dhe dr. A. L. suspendohen nga puna deri në një vendim të ri”. Klan Kosova mëson se A.L dhe E.S janë arrestuar në vendin e punës sot paradite në Spitalin e Vushtrrisë. /Klankosova.tv
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023