Ndalimi i vëzhgimin me kamera, Sogojeva nga AIP: Nëse s'zbatohet vendimi, pësojnë dënimet (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalimi i vëzhgimin me kamera, Sogojeva nga AIP: Nëse s’zbatohet vendimi, pësojnë dënimet (VIDEO)

NULL NULL
19/03/2022

Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka ndalur bizneseve në Prishtinë vëzhgimin me kamera.

Në lidhje me këtë, në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli Krenare Sogojeva, komisionere e kësaj agjencie.

Ajo u shpreh se inspektimi për të ndalur vëzhgimin me kamera, do të vazhdojë edhe më tej.

Sogojeva tha se nëse nuk ka zbatim të vendimit, do të pësojnë dënimet.

“Iu kemi shpërndarë vendimet, formën dhe shenjat e udhëzuesin se si duhet të vendoset sistemi i vëzhgimit me kamerë. Ka pasur shumë prej bizneseve që nuk kanë pasur as vendimin, as shenjën, as asgjë tjetër. Pas inspektimit, ne do të vazhdojmë me fazën e kontrollit. Nëse nuk zbatohet ky vendim, atëherë pësojnë dënimet, apo sanksionet me gjobë, siç e parasheh ligji”, tha ajo.

Ajo u shpreh se kanë gjobitur dy insitucione që ka publikyar të dhëna personale, përcjell Klankosova.tv.

“Vendosja e kamerave është qëllimi për mbrojtjen e pasurisë dhe pronës. Bizneset i kanë vendosur këto kamera me këtë qëllim. Ky vendim është vet paralajmërimi, sepse nuk është dënues. Agjencia është duke vepruar në parandalimin, por edhe në gjobitjen e insitutucione që tashmë vetëm kanë publikuar të dhëna personale”.

“Në momentin kur publikohen këto të dhëna, ne i gjobisin ata që i ka publikuar pamjet. I kemi gjobitur dy insitucione që ka publikuar të dhëna personale. Në momentin kur publikohen të dhënat personale, pa pëlqimin e palës, këto institucione apo biznese, por edhe persona fizik, do të gjobiten”, tha ajo.

Tutje, Sogojeva u shpreh se 59 prej 60 bizneseve në Prishtinë, u është ndaluar vëzhgimi me kamera.