13:46, 2 Gusht 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se me të lexuar njoftimin nga Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastratit, ajo ka kontaktuar menjëherë homologun e saj Gent Cakajn.

Sipas ministres Haradinaj-Stublla, Cakaj ka vepruar shpejt dhe ka sqaruar që Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh, njofton Klan Kosova.

“Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës”.

“Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë