Lajmet e fundit

Një problemi në komunën e Pejës, duket se më në fund i ka ardhur fundi.
Pas disa ditësh në protesta, banorët e Lugut të Leshanit, përkatësisht në fshatin Kliqinë kanë ndalur të njëjtat për rrugën Dollc-Zahaq, transmeton Klankosova.tv.
Mes tyre dhe Ministrisë së Infrastrukturës, është arritur një marrëveshje që duket që do të zgjidh këtë telash.,
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci bëri të ditur se kërkesa e banorëve për nënkalim po realizohet.