Ndaj Xhemshit Krasniqit ngritet aktakuzë për krime lufte - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndaj Xhemshit Krasniqit ngritet aktakuzë për krime lufte

NULL NULL
10/11/2015

Prokurori i Prokurorisë Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Xhemshit Krasniqit nën dyshimin për krime lufte.

Krsaniqi dyshohet se ka kryer krime në Kukës gjatë kohës së luftës së fundit.

Ai akuzohet për “vrasje, paraburgim të paligjshëm, kushte jonjerëzore, torturë, shkelje e paprekshmërisë fizike apo shëndetit, burgosje e paligjshme dhe shkelja e paprekshmërisë fizike apo shëndetit”, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe avokati i Krasniqit, Haxhi Millaku.

“Është e vërtetë se kemi pranuar aktakuzë, janë dërguar dosjet në mënyrën përgatese. Pastaj do të vazhdojmë me shqyrtimin e seancave fillestare”, tha Millaku.

Prokurorët e EULEX-it dyshojnë se ai ka kryer krime lufte ndaj civilëve të burgosur në kampet e drejtuara nga UÇK-ja në veri të Shqipërisë.

klankosova.tv