Ndahet nga jeta Shpresa Zeraliu, gruaja që u dha stil festivaleve NULL NULL 31.03.2015 13:23 31.03.2015 13:23 E ftuar një vit më parë në një emision kushtuar këngëtares së madhe, Vaçe Zela, stilistja Zeraliu rrëfente se sa punë dhe mund i duhej që t’i përshtatej shijes së hollë të Vaçes në kushtet sikurse shprehej që, “copat në dispozicion nuk ishin të shumta, duheshin rrugëtime të tëra që të gjendej lënda e parë e fustaneve”. E ftuar një vit më parë në një emision kushtuar këngëtares së madhe, Vaçe Zela, stilistja Zeraliu rrëfente se sa punë dhe mund i duhej që t’i përshtatej shijes së hollë të Vaçes në kushtet sikurse shprehej që, “copat në dispozicion nuk ishin të shumta, duheshin rrugëtime të tëra që të gjendej lënda e parë e fustaneve”. Kostumografja e të gjitha festivaleve të RTSH-së, Shpresa Zeraliu, është ndarë mbrëmë nga jeta në moshën 70 -vjeçare. Zeraliu ka veshur emrat më në zë të skenës shqiptare, duke përfshirë edhe artistët e rinj të ditëve të sotme. E ftuar një vit më parë në një emision kushtuar këngëtares së madhe, Vaçe Zela, stilistja Zeraliu rrëfente se sa punë dhe mund i duhej që t’i përshtatej shijes së hollë të Vaçes në kushtet sikurse shprehej që, “copat në dispozicion nuk ishin të shumta, duheshin rrugëtime të tëra që të gjendej lënda e parë e fustaneve”. Ndërsa pas festivaleve, kujtonte stilistja Zeraliu, nëpër rrobaqepësi kërkohej “fustan Vaçeje”. “Jam mësuar që të tregoj durim në këtë punë, dëshira për ndryshime të vogla, teka, kanë të gjithë. Duhet pak bashkëpunim reciprok që në fund puna të dalë mirë. Dikur artistët kishin të drejtë se ne nuk kishim shumë gjëra në dispozicion për t’i kënaqur, duhet të sajoheshin me ato që mundeshim. Tani nuk mungon gjë, por janë aq të shumta mundësitë e punimit dhe të ideve, sa do ketë gjithsesi pretendime, teka, sugjerime”, – rrëfente stilistja Zeraliu. Me pasionin e ushqyer prej shijes për gjërat e bukura, ngjyrat modelet, Shpresa Zeraliu ka bashkëpunuar edhe me shumë piktorë, si Hysen Devollin, Taulant Pustinën, Ali Osekun, Gjergj Markun, ndërsa në Teatrin e Operas dhe Baletit, si një nga realizimet më të bukura me kostume, ajo vlerësonte baletin “Gjergj Elez Alia”. Pas viteve ’90, Zeraliu ka bashkëpunuar me regjisoren Vera Grabocka, me spektaklet e para apo edhe ‘Miss’-et. / KultPlus.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Adele vlerëson gratë pasi u nderua me çmimin “Sherry Lansing Leadership Award” 17 orë më parë