Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahet nga jeta Peggy Lipton

NULL NULL
13.05.2019 11:00
TWIN PEAKS, Peggy Lipton, 1990-91, (c)Spelling Entertainment/courtesy Everett Collection

Aktorja e famshme amerikane, Peggy Lipton, ka vdekur në moshën 72 vjeçare.

Lipton e cila njëherësh kishte qenë edhe modele, kishte marrë famë në vitet e 60-ta në serinë “The Mod Squad”, ndërkaq njihej edhe për rolin e saj në serinë “Twin Peaks”.

Ajo mësohet të ketë vdekur nga kanceri, ndërkaq për vdekjen e saj u njoftua të shtunën nga bijat e saj, Kidada dhe Rashida Jones, të cilat i ka nga martesa me producentin e famshëm, Quincy Jones.

“Ajo bëri udhëtimin e saj paqësisht me të bijat dhe mbesat pranë”, kanë shkruar bijat e saj në një deklaratë për Los Angeles Times.

“Ne ndjehemi aq shumë me fat për secilin moment që e kemi kaluar me të”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.