Ndahet nga jeta aktorja turke me origjinë shqiptare NULL NULL 24.01.2019 14:31 24.01.2019 14:31 Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare aktorja turke me prejardhje shqiptare Ayşen Gruda. Aktroja humbi betejën nga një sëmundje e rëndë dhe dha dje frymën e fundit në një spital në Stamboll. E lindur më 22 gusht 1944 në Stamboll nga një familje shqiptare, aktorja është konsideruar si ikona e filmave dhe serialeve të Turqisë. Ayşen Gruda u shfaq në disa muzikale si “Mum Sondu”, “Deve Kuşu Kabare”, “Hababam Sınıfı Muzikali”, “Yedi Kocalı Hurmuz”. Roli i saj në skeçin e saj “Domates Guzeli Nahide” fitoi atë pseudonimin “Domatja bukuroshe”. Ajo u shfaq në mbi 100 filma, duke përfshirë klasike si Tosun Pasha, Sut Kardesler, Gulen Gozler, Sabanoglu Saban, Hababam Sınıfı dhe Neseli Gunler. https://www.youtube.com/watch?v=asLm9-Q80o0 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 19 orë më parë