Ndahet nga jeta aktori i njohur i “Star Wars” dhe “Harry Potter”, Paul Grant - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndahet nga jeta aktori i njohur i “Star Wars” dhe “Harry Potter”, Paul Grant

NULL NULL
21.03.2023 16:46

Aktori britanik, Paul Grant që u shfaq në filmat “Star Wars” dhe “Harry Potter”, ka vdekur në moshën 56-vjeçare pasi u gjet pa shenja jete jashtë një stacionit të trenit “King’s Cross” në veri të Londrës.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë akoma të ditura akoma për publikun, teksa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka konfirmuar vajza e vet, Sophie Jayne Grant, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Grant, i cili po ashtu luajti në “Return of the Jedi”, u shfaq edhe në “Labyrinth for Hoggle”, të vitit 1986 së bashku me David Bowie dhe Jennifer Connelly.

Kreditë e tij të tjera të filmit përfshijnë “Legend”, filmin e Tom Cruise të vitit 1985 dhe filmin “Willow” të vitit 1988.

Grant ka lënë pas të dashurën e tij Maria Dwyer, dy vajzat dhe një djalë, si dhe mbesat e nipërit e tij.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.