Ndahen Tiger Woods dhe Lindsey Vonn NULL NULL 04.05.2015 12:53 04.05.2015 12:53 Listës së humbjeve të sportistit Tiger Woods, sapo iu shtua edhe një tjetër. Kësaj here humbja i vjen nga e dashura e tij, Lindsey Vonn, e cila sapo ka bërë publike se çifti zyrtarisht është ndarë. Kampionia e botës në skijim e publikoi lajmin në Facebook: “Pas përafërsisht tri viteve së bashku, Tiger dhe unë bashkërisht kemi vendosur t’i japim fund lidhjes sonë”. “Unë çdoherë do t’i kujtoj me pozitivitet momentet që i kemi kaluar bashkë”. “Fatkeqësisht, ne të dy e kemi jetën jashtëzakonisht të tensionuar dhe me shumë obligime, e cila na detyroi ta kalojmë pjesën më të madhe të kohës të ndarë nga njëri tjetri. Gjithmonë do ta çmoj dhe respektoj atë. Ai dhe familja e tij e mrekullueshme do ta kenë një vend të veçantë gjithmonë në zemren time”. Në intervistën e fundit që Lindsey dha për “Late Night with Seth Myers”, deklaroi se e urren sportin e golfit.