Ndahen çmimet për garat e pëllumbave postier NULL NULL 02.03.2018 22:11 02.03.2018 22:11 Vendin e parë, të dytë dhe të tretë në konkurrencën singulare e ka zënë pëllumbi i Amir Maculës, si edhe të parin në konkurrencën me grupacion, ndërsa të dytin Fehmi Demaku Federata e Pëllumbave Postierë të Kosovës ka ndarë çmimet për fituesit e garave të mbajtura në kategori të ndryshme, në një ngjarje pjesë e së cilës ishin edhe kryetarë të federatave nga shtetet fqinje. Vendin e parë, të dytë dhe të tretë në konkurrencën singulare e ka zënë pëllumbi i Amir Maculës, si edhe të parin në konkurrencën me grupacion, ndërsa të dytin Fehmi Demaku. Në shtigje të mesme vendin e parë dhe të tretin në konkurrencën singulare e ka zënë pëllumbi i Muhamet Ademit, ndërsa të dytin i Fatmir Kikës. Në konkurrencën me grupacion të parin po ashtu pëllumbat e Muhamet Ademit, të dytin Fatmir Kika dhe të tretin Behxhet Bllaca. Në shtigje të shkurtra, në konkurrecën singulare i pari doli pëllumbi i Muhamet Ademit, të dytin ai i Dalip Brahimit, ndërsa i treti pëllumbi tjetër i Muhamet Ademit. Në konkurrecën me grupacion, sërish pozitën e parë e zunë pëllumbat e Muhamet Ademit, të dytën ata të Dalip Brahimit, ndërsa të tretën të Behxhet Bllacës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days