Ndahen çmimet e para në Festivalin e Kanës NULL NULL 24.05.2015 18:16 24.05.2015 18:16 Një nga seksionet zyrtare të Festivalit të Kanës, Un Certain Regard ka ndarë çmimet e para për më të mirët në këtë festival. Çmimin e jurisë e ka fituar filmi “The High Sun” nga kroati Dalibor Mataniç i cili flet për tri histori dashurie në tri shtete ballkanike në kohën prej tri dekadash. Japonezi, Kiyoshi Kurosawa është shpallur si regjisori më i mirë me “Journey to the Shore”. Çmimi kryesor ka shkuar për filmin “Rams” nga nga Grimur Hakonarson i cili flet për ribashkimin e dy vëllezërve pas një kohe të gjatë me qëllim të kultivimit të deleve. Çmimet kryesore të këtij edicioni të filmit në Kanë do të jepen gjatë mbrëmjes së sontme kur edhe përfundon zyrtarisht festivali, transmeton Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 27 minuta më parë