NBA: Utah – Clippers, ndeshja e parë e vikendit që transmetohet në Artmotion NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 19.02.2021 15:26 nga Engjëll Bërbatovci 19.02.2021 15:26 E shtuna në mëngjes na rezervon emocione tjera nga liga më prestigjoze në botë, NBA. Drejtpërdrejt nga Staples Center përmes Art Sport 1, transmetohet super derbi mes dy skuadrave që synojnë finalet e Play-OFF-it, Utah Jazz – LA Clippers. D Kjo të jetë ndeshje shumë interesante me mini-seri prej dy ndeshjes, me Clippers që synojnë fitoren e 5 rresht për ta ndalur serin super pozitive të Utah që kanë 9 fitore të njëpasnjëshme, transmeton KlanKosova.tv. Ky duel fillon të shtunën nga ora 03:30 e mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1. 03:30 UTAH JAZZ – LA CLIPPERS ART SPORT 1 Ndeshja e mëngjesit të së shtunës është e dyta këtë sezon mes Clippers dhe Utahs. Takimi i parë përfundoi në të mirë të liderëve në perëndim ku shkëlqeu Mike Conley me 33 pikë të shënuara. Kur sezoni filloi, askush nuk e priste një sukses të tillë të Utah Jazz që po surprizojnë nën drejtimin e Quin Snyder. Utah ka fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit dhe nuk duket se kanë ndërmend të ndalen edhe përballë Clippers. Mbrojtja e tyre po paraqitet në mënyrë brilante me murin e gjallë që titullohet Rudy Gobert. Përndryshe deri më tani kanë seri prej 24 fitore e 5 humbje. Nga ana tjetër, La Clippers pas një krize të vogël që patën javë më parë, tani janë në rrugë për të triumfuar në ndeshjen e pestë radhazi kundër një kundërshtari pothuajse të pamposhtur këtë sezon. Djelmoshat e Ty Lues janë skuadra e katërt me sulmin më të mirë në ligë dhe kanë mbrojtjen e pestë më të mirë nga 30 skuadrat. Edhe Paul George, Kawhi Leonad, Patrick Beverly dhe Nicolas Batum munguan ndaj Miamit, skuadra u kujdes që të triumgojnë me 125 pikë të shënuara. Në këtë ndeshje pritet rikthimi i Beverly dhe Leonard. Clippers rënditen në vendin e tretë të Perëndimit me 21 fitore e 9 humbje. Brooklyn Nets pas serisë negative prej tri humbjeve rresht u këndellen me një marshim prej 4 fitoreve radhazi duke përfshirë fitoret ndaj Golden State dhe Steph Curryn të cilët i demoluan (134 – 117) dhe së fundmi ndaj skuadrës Phoenix Suns të cilëve iu ndërprenë formë fantastike dhe serinë prej 6 fitoreve rresht (128 – 124). Te Utah Jazz nuk do të jetë prezent ylli i tyre Mike Conley. Ndërsa te La Clippers, dhomat e shërimit janë të mbushura dhe në parket nuk do të jenë Paul George, Luke Kennard, Daniel Oturu dhe Jay Scrubb. Kryendeshja mes dy pretendentëve për titull kampioni në NBA, zhvillohet të shtunën në mëngjes nga ora 03:30 dhe transmetohet , drejtpërdrejt në Art Sport 1. PESËSHET E MUNDSHME TITULLARE: LA CLIPPERS: Lou Williams, Serge Ibaka, Marcus Morris, Reggie Jackson, Patrick Beverly. UTAH JAZZ: Rudy Gobert, Royce O’Neale, Bojan Bogdanovic, Joe Ingles, Donovan Mitchell. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.