NBA: Mavericks triumfon në mënyrë dramatike kundër LA Lakers NULL NULL nga Endrit Zogaj 13.01.2023 08:02 nga Endrit Zogaj 13.01.2023 08:02 Dallas Mavericks ka triumfuar në mënyrë dramatike përballë Los Angeles Lakers në “Crypto.com Arena”, me rezultat final 119-115. Ky ballafaqim shkoi në vazhdime pasi për katër çerek shifrat ishin të barabarta, 101-101. Për fitoren e 24-të sezonale të Dallasit më mëritori edhe kësaj radhe ishte fenomeni Luka Doncic i cili i arriti shifrat magjike triple-double, 35 pikë, 14 kërcime dhe 13 asistime. Në anën tjetër, tek “Engjëjt” u dalluan Russell Westbrook me 28 pikë dhe LeBron James me double-double prej 24 pikëve e 16 kërcimeve. Përveq kësaj ndeshje në mengjesin e së premtes u zhvilluan edhe pesë takime tjera interesante në NBA. Brooklyn Nets 98-109 Boston Celtics Miami Heat 108-102 Miwaukee Bucks Philadelphia 76ers 114-133 Oklahoma City Thunder Toronto Raptos 124-114 Charlotte Hornets Portland Trail Blazers 113-119 Cleveland Cavaliers