NBA, fitojnë Heat e Nuggets teksa Hornets triumfojnë në trilerin kundër Celtics NULL NULL 21.11.2023 07:44 21.11.2023 07:44 Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në NBA, ku spikati ndeshja midis Charlotte Hornets dhe Boston Celtics. Ajo shkoi në shtesë dhe përfundoi me fitoren e vendësve, 121:118. Denver Nuggets mezi fitoi kundër skuadrës më të dobët në ligë, Detroit Pistons, 103:107. Një breshëri koshash pati në Washington, ku Washington Wizards u mundën në shtëpi nga Milwaukee Bucks, 129:142. Miami Heat fitoi ndaj Chicago Bulls, 100:118, teksa Minnesotta Timberwolves ndaj New York Knicks, 117:100. New Orleans Pelicans mundën thellë Sacramento Kingsat, 129:93, ashtu si edhe Los Angeles Clippers, San Antonio Spursat, 99:124. Në fund Golden State Warriors fituan kundër Houston Rockets me rezultat 121:116. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.