12:16, 8 Mars 2019

Legjenda e NBA-së, Vince Carter, mund të bëhet lojtari i parë në këtë ligë karriera e të cilit është e shtrirë në katër dekada.

Carter, i cili aktualisht luan te Atlanta Hawks, shpreson që të kthehet edhe për një sezon në basketboll profesional.

“43”, kishte qenë përgjigja e tij ndaj pyetjes se në çfarë moshe synon që të pensionohet.

“Mendoj që mund ta shtrij edhe për një”.

Tetë herë All-Star kishte debutuar në këtë ligë në vitin 1998 për klubin kanadez, Toronto Raptors.

Konkurs Pune

Lexo më shumë