Nazarko: Escobari në Tiranë edhe për rolin e Shqipërisë në marrëveshjen e Ohrit (VIDEO) NULL NULL 12.04.2023 00:03 12.04.2023 00:03 Analisti politik Mentor Nazarko ka thënë se zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri do të mbahen kësaj radhe me pjesëmarrjen e opozitës. “Theksi më i rëndësishëm për Shqipërinë është në kuadër të zhvillimeve që e kanë përfshirë Ballkanin kohën e fundit, Shqipëria vetë është e përfshirë në zgjedhjet lokale dhe janë të parat që po zhvillohen edhe me pjesëmarrjen e opozitës, pavarësisht se është e përçarë”, thotë ai. Nazarko, i ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se vizita e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë, po ndodh për disa arsye e që njëra prej tyre sipas tij është zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. “Është një prioritet absolut i ShBA-së që kandidatët e të gjitha palëve të kenë integritet, ka kohë që ka qenë problem kriminalizimi i politikës në Shqipëri dhe brenda këtij problemi natyrisht është edhe problemi i non-gratave i personaliteteve të politikës shqiptare që janë shpallur si të padëshirushëm në ShBA. Escobari s’do të ketë takim me Berishën e as personat që përkrahin atë”. “Objektivi i kësaj vizite është ruajtja e integritetit të figurave që do të garojnë në zgjedhje dhe është roli që Shqipëria mund të luajë në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit apo marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe qëllimi i tretë mendoj se lidhet me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, tha Nazarko. Nazarko për takimet e shpeshta të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, vlerëson se tregojnë raporte të mira mes dy kombeve shqiptare. “Për fat të mirë të shqiptarëve, sot marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë në çdo formë janë përmirësuar dhe ky fakt do të ndihmojë që zotëri Kurti t’i kapërcejë të gjitha mëdyshjet që ka me Ramën, për atë edhe po ndodhin vizita”, tha Nazarko. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025