Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nazarko: Draft-statuti i Ramës për Asociacionin është i arsyeshëm – Kurti po pret për t’i reaguar (VIDEO)

NULL NULL
09.06.2023 23:55
Nazarko

Opinionisti në Shqipëri, Mentor Nazarko, ka folur mbi draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të hartuar nga kryeministri i shtetit shqiptar, Edi Rama.

Ai tha se fakti që kancelaria gjermane apo edhe ajo e BE-së kanë reaguar me ato tone, kanë lënë të nënkuptohet se Rama është këshilluar me to përpara se ta paraqes një dokument të tillë.

Nazarko, mos-reagimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me këtë draft-statut e sheh si racional.

“Qeveria kosovare nuk është duke reaguar. Ky është një qëndrim racional, që tregon se propozimi në fjalë s’ka krijuar atë reagim që duam të shikojmë, qoftë zërat e paarsyeshëm në Shqipëri apo Kosovë”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova..

Tutje, ai tha se mosreagimi  i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë temë lidhet me atë se së shpejti, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë së shpejti do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët.

“Unë mendoj që mosreagimi i Kurtit lidhet me atë se Shqipëria me Kosovën shpejt do ta kenë mbledhjen e dy qeverive dhe Kurti me të drejtë, në mënyrë shumë të arsyeshme nuk do që ta prish atë atmosferën e mbledhjes së dy qeverive”, tha Nazarko, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.