Navas: Dua të luaj më shumë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Navas: Dua të luaj më shumë

NULL NULL
18/05/2015
Keylor Navas: Nëse nuk luaj nuk mund ta dëshmojë veten. Kam kaluar një vit të vështirë, por gjithmonë jam përpjekur të japi më të mirën, prandaj dua të luaj më shumë.

Portieri i dytë i Real Madridit, Keylor Navas, po kërkon të luajë më shumë në mënyrë që të dëshmojë vetën në portën e Realit.

Ai ka qenë vazhdimisht rezervë e ikonës së klubit Iker Casillas.

“Nëse nuk luaj nuk mund ta dëshmojë veten. Kam kaluar një vit të vështirë, por gjithmonë jam përpjekur të japi më të mirën, prandaj dua të luaj më shumë”, ka thënë Navas, i cili ka kontratë afatgjatë më Real Madridin.

Portieri i Kosta Rikës në vitin 2014 nga skuadra e Levantes u transferua në Santiago Bernabeu.