NATO-ja dërgon 1000 kontejnerë për të prekurit nga tërmetet në Turqi NULL NULL 15.02.2023 07:38 15.02.2023 07:38 NATO ka thënë se do të dërgojë më shumë se 1000 kontejnerë transporti në Turqi, për të ndihmuar në sigurimin e strehimit për të mbijetuarit nga tërmeti. “Kjo strehë gjysmë e përhershme është në gjendje të strehojë të paktën 2,000 njerëz të zhvendosur nga tërmetet në Turqi”, thuhet në një postim në Twitter nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli. Kontejnerët, të cilët aktualisht ndodhen në Taranto të Italisë, do të dërgohen në Turqi javën e ardhshme, tha aleanca. Ndërkohë që vazhdojnë gërmimet për të mbijetuar, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 40 mijë, në Turqi dhe Siri, njofton Klankosova.tv. Vetëm dje, në Turqi u nxorën të gjallë nëntë persona, në ditën e tetë që nga tërmeti. This semi-permanent shelter is capable of housing at least 2,000 people displaced by the earthquakes in #Türkiye, and consists of more than 1,000 shipping containers. pic.twitter.com/matLGt2XJg — NATO JFC Naples (@JFC_Naples) February 14, 2023 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Estrada në përkrahje të PDK-së: Shkurte Fejza, Leonora Jakupi e Teuta Krasniqi në tubimin përmbyllës 8 minuta më parë
Kosova Arrestohen 4 persona në Veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për ta votuar një parti të caktuar 12 minuta më parë
Kosova VV-ja partia që u dënua më së shumti gjatë fushatës, mbi 200 mijë euro gjoba 25 minuta më parë