Lajmet e fundit

NATO ka thënë se do të dërgojë më shumë se 1000 kontejnerë transporti në Turqi, për të ndihmuar në sigurimin e strehimit për të mbijetuarit nga tërmeti.
“Kjo strehë gjysmë e përhershme është në gjendje të strehojë të paktën 2,000 njerëz të zhvendosur nga tërmetet në Turqi”, thuhet në një postim në Twitter nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.
Kontejnerët, të cilët aktualisht ndodhen në Taranto të Italisë, do të dërgohen në Turqi javën e ardhshme, tha aleanca.
Ndërkohë që vazhdojnë gërmimet për të mbijetuar, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 40 mijë, në Turqi dhe Siri, njofton Klankosova.tv.
Vetëm dje, në Turqi u nxorën të gjallë nëntë persona, në ditën e tetë që nga tërmeti.
https://twitter.com/JFC_Naples/status/1625532884768415745?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1625532884768415745%7Ctwgr%5E6acbdd5736964c2851f4aa0d72ad8a9f67f3ed79%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.aljazeera.com%2Fnews%2Fliveblog%2F2023%2F2%2F15%2Fturkey-syria-earthquake-live-news-un-appeals-for-397m-in-aid