Lajmet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sonte në fushë ndaj San Marinos, në kuadër të UEFA Nations League, me synimin për të marrë fitoren e dytë radhazi në këtë garë.
“Kuqezinjtë” vijnë në këtë përballje pas fitores 2:0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e kaluar, rezultat që u ka dhënë atyre një nisje pozitive në këtë edicion.
Në anën tjetër, San Marino do të kërkojë të reagojë pas humbjes së thellë 7:0 ndaj Finlandës. Përfaqësuesja e San Marinos do të tentojë të paraqitet më mirë përballë Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshja San Marino–Shqipëri do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:45.
“Kuqezinjtë” synojnë të vazhdojnë me rezultat pozitiv dhe të marrin tri pikët e radhës në Ligën e Kombeve transmeton Klankosova.tv