NatEv fitojnë garën e NASA-s NULL NULL 09/05/2015 09/05/2015 Grupi i të rinjve nga Kosovë NatEv Explorer, kanë fituar çmimin e NASA për inovacion, “People’s Choice Award”. Projekti i tyre është votuar drejtpërdrejt në internet dhe ka marrë 68 mijë e 803 vota. Të rinjtë nga Kosova kanë fituar çmimin “People’s Choice Award” të NASA-së për inovacion. NatEv Explorer u rendit i pari me 68 mijë e 803 vota. Pas tyre me 14 mijë vota më pak përfunduan ekipi bullgar RoboFabric. NatEv Explorer është një platformë e bazuar në ueb ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bën klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur inteligjencë artificiale. NatEv Explorer zgjidh sfidën e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga erupsionet vullkanike, vërshimet, tornadot, shkrirjet e akullnajave, zjarret në pyje, etj. Në këtë garë kanë marrë pjesë 133 shtete, me 950 projekte.