Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Natë magjike në Big Brother VIP Kosova 2, dasmë e paharruar për Ilirianën dhe Adrin

NULL NULL
24.11.2023 20:29

01:32 – Banorët hyjnë në valle, atmosferë e zjarrtë në dasmën e Adrit me Ilirianën në Big Brother VIP (VIDEO)

Nën muzikën e Aida Docit banorët kanë hyrë në valle e po e shijojnë dasmën.

Në valle po i shoqërojnë banorët dhe dy moderatorët Alaudini dhe Jonida.

Adri dhe Iliriana po e shijojnë dasmën në maksimum.


01:29 – Alaudini dhe Jonida u bashkangjiten banorëve në dasmën e Ilirjanës dhe Adrit (VIDEO)

Sonte në dasmën e Ilirjanës dhe Adrit në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 2, morën pjesë edhe dy prezantuesit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Kjo ka qenë një befasi për banorët e shtëpisë që ishin të gjithë në dasmë të pranishëm, por edhe për çiftin e sapo martuar.

E gjithë kjo befasi u mundësua nga Vëllai i Madh./Klankosova.tv


01:23 – Dhuratë nga FIBULA për çiftin, pushime all inclusive në Antalya (VIDEO)

Vëllai i Madh, pos martesës, për çiftin Adri dhe Ilirjana ka menduar edhe për muajin e mjaltit.

Kompania turistike “Fibula” çiftit u ka bërë dhuratë pushim all inclusive në Antalya të Turqisë.

Ata janë emocionuar pa masë dhe kanë qenë shumë falënderues ndaj “Fibula”.


01:18 – Restaurant Fetahaj shtron darkë për natën e sotme speciale për banorët e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Për dasmën e Ilirjanës dhe Adrit sonte në Big Brother VIP Kosova 2 ka menduar edhe restaurant “Fetahaj”.

Restaurant “Fetahaj” sonte u ka shtruar darkën e martesës çiftit të sapo martuar në shtëpinë më të madhe në vend.

Banorët e shtëpisë dhe çifti janë shprehur falënderues dhe janë emocionuar tej mase./Klankosova.tv


01:18 – Aida Doci këndon në dasmën e Adrit me Ilirianën (VIDEO)

Pas një organizimi të jashtëzakonshëm nga “Vëllai i Madh”, nuk mungoi as muzika.

Aida Doci ishte ajo e cila po i argëton çiftin dhe të gjithë banorët.

Aida fillimisht uroi çiftin e më pas filloi të këndonte.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:13 – Me tupana e atmosferë të zjarrtë, çifti i ri Adri dhe Iliana priten nga banorët në oborr (VIDEO)

Çifti i sapo martuar, Adri dhe Iliriana pas ceremonisë martesore, janë pritur në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, nga një atmosferë e zjarrtë.

Me tupana e me vallëzim nga banorët  kanë hyrë brenda çifti.

Të gjithë ishin të buzëqeshur dhe në humor të mirë nga atmosfera e krijuar.

Për ta shijuar edhe ju këtë festë të bukur, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:59 – Momenti i puthjes mes çiftit Adri dhe Iliriana pas ceremonisë martesore (VIDEO)

Pas ceremonisë martesore së Adrit dhe Ilirianës, nuk kishte si të mungonte as puthja mes tyre.

Të dy falënderuan të gjithë për organizimin profesional, që e shijuan tej mase çifti.

Ata kësaj nate të ‘Prime’ i dhuruan emocione të bukura.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:58 – Prindërit i urojnë martesën çiftit, përqafime të ngrohta mes tyre (VIDEO)

Pasi çifti Adri dhe Iliriana kurorëzuan dashurinë e tyre, nuk munguan urimet e prindërve të tyre.

Mes lotësh dhe përqafimeve prindërit e tyre uruan Adrin dhe Ilirianën.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:56 – Martohen Adri dhe Iliriana, lot gëzimi e emocione të shumta në Klan Arena (VIDEO)

“Po”- i thanë njëri-tjetrit sot Adri dhe Ilirjana në Klan Arena për të jetuar bashkë të lumtur përgjithmonë.

Kjo gjë shkaktoi emocione të mëdha tek të gjithë të pranishmit që ishin sot në sallën e përgatitur me profesionalizëm nga një super ekip i Klan Arenës.

Në ceremoninë martesore morën pjesë edhe prindërit e çifit të Big Brother VIP Kosova 2.

Lotët dhe përqafimet nuk munguan në asnjë moment as nga Adri dhe Ilirjana, por edhe as na prindërit e tyre./Klankosova.tv


00:44 – Me Kosova Limo, Adri dhe Iliriana arrijnë për kurorëzim në Klan Arena (VIDEO)

Çifti, Iliriana dhe Adri janë shoqëruar me Kosova Limo, për në Klan Arena ku do ta kurorëzojnë martesën e tyre.

Iliriana dukej mahnitëse me vellon e bardhë, po ashtu edhe Adri dukej shumë bukur në kostumin e tij të dhëndrit.

Brenda Klan Arenës i presin edhe prindërit e tyre.

Eventin për ceremoninë martesore e ka realizuar, Elegant Decor.


00:28 – Iliriana dhe Adri kurorëzojnë dashurinë në Klan Arena (VIDEO)

Për befasinë e Adrit dhe Ilirjanës është kujdesur Klan Arena.

Klan Arena do t’i mundësojë çiftit një dasmë si në përralla, kjo pasi Klan Arena është vendi më unik dhe më magjik i dasmave.

Kjo gjë i shkaktoi emocione të shumta çiftit./Klankosova.tv


00:27 – Iliriana vesh vellon e dasmës, vajzat e këndojnë “o lumja toka o..” (VIDEO)
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Iliriana u befasua edhe me një dhuratë pas propozimit për martesë.

Ajo u vesh me vello për dasmën që do të zhvillohet në Klan Arena.

Vajzat e ndihmuan të veshët dhe e kënduan me këngën “o lumja toka o”.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:24 – Adri i propozon fejesë Ilirianës në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Adri dhe Iliriana kanë pasur përvjetorin e 13 të dashurisë së tyre.

Dhe pikërisht për 13 vjetorin e tyre Adri i ka propozuar Ilirianës.

Pasi Iliriana pa Adrin të ulur në gjunjë duke i propozuar ajo u emocionua e mes lotësh i tha po.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:18 – Rrëfimi emocional i çiftit për sfidat në lidhjen e tyre (VIDEO)

Ilirjana është emocionuar shumë nga befasia që i ka bërë Adri, i fejuari i saj.

Ai ka treguar historinë e dashurisë dhe si janë njoftuar më njëri-tjetrin.

Ilirjana u prek shumë nga kjo gjë dhe tha se kanë kaluar bashkë shumë vështirësi që të mos ndahen e të jenë bashkë./Klankosova.tv


00:12 – Një histori dashurie si e Adrit me Ilirianën: Rrëfimi për sfidat në lidhje (VIDEO)

Këtë ‘Prime’ u veçua një histori dashurie shumë e bukur, histori që i tregon të gjitha, të bukurat dhe sfidat e një lidhjeje.

Adri ka rrëfyer dashurinë e tij me Ilirianën, një rrëfim shumë i bukur dhe me emocione.

Ai tregoi çastet e bukura, të hidhura, të ndarjes e të pajtimit mes tyre.

Gjatë prezantimit të këtij klipi, nuk munguan as lotët e gëzimit nga Iliriana.

Por për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:06 – Butiku Laura u sjell dhurata me elemente tradicionale vajzave të Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Dhuratat për vajzat e Big Brother VIP Kosova nuk kanë të ndalur këtë ‘Prime’.

Butiku Laura u ka sjell vajzave aksesorë tradicionale, për të cilat vajzat i falënderuan shumë.

Butiku Laura gjendet në dy pika në Ferizaj.


23:59 – Vesa tregon çka e penalizoi nga loja e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Vesa pasi kishte mbërritur në studio u pyet se “qfarë mendon se të penalizoi?”.

Ajo u përgjigj duke thënë se “ndoshta kam qenë shumë e qetë, nuk kam dhënë shumë mendime dhe nuk kam hyrë në debate”.

Gjithashtu tha se “ndoshta para meje është dashur që të largohet Monika”.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:51 – Banorët në shok pas largimit të Vesës, nisin përplasjet mes Bucit dhe Bleros (VIDEO)

Largimi i Vesës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2 ka nxitur debate menjëherë te banorët.

Kësaj radhe debatuan me tone të ngritura Buci dhe Blero.

Kjo pasi Blero i thoshte atij që të mos flasë për shkak se janë të prekur me largimin e Vesës.

E Buci e kundërshtonte atë duke i thënë  se nuk mundet t’ia nalë fjalët./Klankosova.tv


23:50 – Vesa arrin në studio, a e kishte biletën e kthimit? (VIDEO)

Pas eliminimit të konkurrentes së Big Brother VIP Kosova, Vesës, ajo u drejtuar për në studio, ku edhe zbuloi se a e ka apo jo biletën e kthimit.

Pas hapjes së biletës, asaj nuk i qëlloi fati që të kthehet përsëri.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:45 – “Mos fol palidhje”, tensionohet debati në Prime në mes Bleros dhe Shqipës (VIDEO)

Shqipja dhe Blero kanë debatuar gjatë spektaklit të sotëm.

Shqipja tha se “Blero e manipulon Blerandon por Edonën jo”.

Blero nuk e pranoi atë që e tha Shqipja ai tha se “po ia fut kot”.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:41 – Banorët përshëndesin Vesën, merr kutinë e fatit dhe niset drejt studios (VIDEO)

Vesa pas eliminimit për shkak të televotimit që ishte i hapur nga votat e publikut e ka marrë kutinë e fatit.

Ajo është përshëndetur më të gjithë banorët e shtëpisë të cilët u prekën shumë nga kjo gjë.


23:28 – Klipi që paraqet Bleron kontradiktor (VIDEO)

Një klip sot është shfaqur në ‘Prime’ me qëndrimet dhe mendimet e Bleros për banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo video përmban mendimet e Bleros për Ganiun të cilin e shpëtoi nga zinxhiri i nominineve të hënën.

“Ganiun nuk du me qit jashtë atë e qes më vonë”, ka thënë Blero.

Më vonë, ai foli edhe për Edonën të cilën tha e ka shoqe dhe për këtë nuk e ka shpëtuar pasi mendon se ajo është  banore e fortë./Klankosova.tv


23:23 – Edona, Alby dhe Lumbardhi – tre më të preferuarit e publikut

Me mbylljen e televotimit të këtij ‘Prime’ dhe me zbulimin e rezultateve të tij, banorët më të preferuar dolën Edona, Alby dhe Lumbardhi.

Pas tyre pësuan Lindita dhe Monika. Ndërkaq u eliminua Vesa pasi doli më pak e votuara e publikut.


23:19 – Vesa e lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Vesa, është banorja që e ka lënë shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 2.

Kjo erdhi pasi publiku përmes televotimit ka vendosur që menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova.

Vesa bëhet konkurrentja e pestë, pas Brikendës, Ledit dhe Metit (i përjashtuar), Domenikut, që eliminohet nga kasti i BBVK-së.

Nga eliminimi i kësaj jave shpëtuan, Alby, Monika, Lumbardhi, Edona dhe Lindita.


23:16 – “Si xhenet me lula” – si e përshkruan dashurinë Lumbardhi (VIDEO)

Moderatorja e spektaklit Big Broher VIP Kosova Jonida, e ka pyetur Lumbardhin “si përfundim e ke dashur Albën e pëlqen më ?”.

Ai iu përgjigj duke thënë se “thash në darkën e të nominuarve, unë nuk e di a e kam perjetu ndonjëher qka do të thotë dashuria, si e përshkruajn të gjithë unë e besoj që është si gjenet me lula, ka qenë njëfar ndjenje  e fort, që e kam pas edhe e kam nuk e mohoj se jam një njeri që rri mbrapa fjalve të mia”, ka thënë Lumbardhi.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:15 – Vesa fillon të qajë: Ma pranoni atë që e them, i kam premtuar babait (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ nuk munguan as lotët.

Vesa ka komentuar së është kundër të bëjë skena intime gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

“Nuk mundeni me më thënë diçka që kur i premtoj babait tim që e dua me zemër, ma pranoni se çfarë them”, është shprehur Vesa.

Gjatë kësaj bisede, Vesa edhe ka filluar të qajë.

Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:12 – Mane i bën një analizë psiko-sociale, banorëve që ishin në darkën e të nominuarve (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka thënë se u ka bërë një analizë psiko-sociale, banorëve që ishin në darkën e të nominuarve.

“Ju të darkës së famshme e lëshoni veten ndonjëherë dhe nuk e kontrolloni veten”.

“Ju shpesh herë e lëshoni veten dhe harroni se duhet të jepni mesazhe për miliona njerëz”, ka thënë Mane.

Më poshtë e keni analizën e plotë:


23:11 – Anita – Vesës: Nëse nuk i kishe premtuar babait, do të ishte tërhequr nga Blerando? (VIDEO)

Pas prezantimit të darkës së nominuarve, opnionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, i bëri një pyetje pikante Vesës.

Pasi Vesa ka komentuar rreth Blerandos në darkë, se a ka pëlqim për to ose jo, Anita e pyeti se “nëse nuk i kishte premtuar babait, do të ishte tërhequr Vesa nga Blerando?”.

Për të dëgjuar përgjigjen e Vesës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:02 – Mbyllet televotimi i kësaj jave në Big Brother VIP Kosova 2

Nikoqiri i spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka njoftuar mbylljen e televotimit për sonte.

Kësisoj, tanimë ka marrë fund dërgimi i SMS-ve për “banorin e nominuar që dëshironit ta shpëtonit”.

Pas pak minutash do të zbulohet emri i konkurrentit të eliminuar, për të cilin aventura televizive brenda BBVK-së, merr fund sonte.


23:00 – Përplasjet dhe pyetjet thumbuese që u bënë në darkën e të nominuarve (VIDEO)

Gjatë natës së ‘Prime’ nuk mungon as prezantimi i klipit të darkës së nominuarve.

Gjatë darkës, banorët e nominuar janë pyetur me pyetje thumbuese por në mënyrë anonime.

E gjatë darkës kanë pësuar edhe përplasje mes banorëve.

Por për momentet më pikante të darkës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:59 – Foleja.com shtyen edhe për 24h super zbritjet nga Black Friday (VIDEO)

Kompania kosovare e llojit E-commerce, Foleja.com, e ka një lajm të mrekullueshëm për të gjithë.

Foleja.com do të vazhdojë edhe për 24 orë të tjera zbritjet për Black Friday.

Kjo për shkak të kërkesave të mëdha që janë duke vazhduar të rrjedhin vazhdimisht.


22:47 – Mane: Ylli po luan si një profesionist, Santiana është naive (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova Bledi Mane, ka komentuar situatën mes Santianës dhe Yllit.

Ai tha se “Ylli po tregon vetën që është një maestro i lojës, një banorë një lojtar profesionist, i cili tek tre këndshi vet ka Ganiun një zar të vogël, një peshk që e hedh sa herë të dojë në ujë e nxjerr nga uji me grepin e tij”, ka thënë Mane.

Poashtu për Santianën tha se “Santiana që është totalisht naive, e cila beson se shoqëria me Yllin do të jet triumfuse deri në fund, këshilla e nënës të saj ishte briliante luaj vetëm”.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:40 – “Vali Beauty” sot ka sjellur dhurata për vajzat e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Si në çdo ‘Prime’ dhuratat dhe befasitë nuk kanë të ndalur për banorët e Big Brother VIP Kosova 2.

Kësaj radhe është menduar për të gjitha vajzat dhe gratë e shtëpisë nga kompania “Vali Beauty”.

Vajzave në dhomën e grimit i pritën produkte të kompanisë zvicerane “Les Naturelles”.


22:35 – Anita: Buci dhe Santiana janë vetëm aleat, nuk ka asgjë tjetër mes tyre (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj ka komentuar rreth marrëdhënies mes Bucit dhe Santianës.

“Raporti mes Santianës dhe Bucit është i pastër, ata janë aleat”, është shprehur Anita.

Por për ta dëgjuar të gjithë opinionin e Anitës, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:15 – “Sprovë e kam Santianën”,komenti që kishte bërë Buci, duke aluduar tek nevoja për mardhënie seksuale (VIDEO)

Ganiu dhe Buci brenda shtëpisë kishin folur me shaka për Santianën, ndonëse ky i fundit e konsideron mike të ngushtë në Big Brother VIP Kosova 2.

Vet Buci me shaka tha: “Këtë Santianën e kam sprovë nga Vëllai i Madh”.

E kjo shaka mes dyshes në fjalë aludonte në tek nevoja për mardhënie seksuale./Klankosova.tv


22:10 – Santiana: Nëse dikush me shfrytëzon mua, unë e shfrytëzoj dy herë (VIDEO)

Santiana ka folur për deklaratat e Gani Gërmisë se Buci e sheh atë si objekt seksi.

Ajo është shprehur se nuk e sheh këtë gjë kështu për Bucin.

“Unë njerëzve gojën nuk mundem t’ua ndalë dhe as sytë. Unë e di veten time si jam”.

“Unë nuk ndihem e shfrytëzuar nga askush, unë nëse ndihem e shfrytëzuar e shfrytëzoj atë person dy herë më shumë”, ka thënë Santiana./Klankosova.tv


22:06 – Ganiu hedh akuza se Buci po e shfrytëzon Santianën (VIDEO)

Gjatë këtij ‘Prime’ të sotëm, banori i Big Brother VIP Kosova, Ganiu nuk i ka ndalur akuzat për Bucin.

Por kësaj radhe ai e ka akuzuar Bucin që po e shfrytëzon Santianën.

“Nuk mundesh me i thanë ti një vajze që nesër ka me shku në derë të huaj shoqe, me e mbajt afër, për mendim tim është duke u shfrytëzuar çika me të madhe”, është shprehur Ganiu.

Por për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:05 – “E sheh Santianën si objekt seksi” – Ganiu me akuza të rënda ndaj Bucit (VIDEO)

Gjatë javës në Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia, vazhdimisht e ka këshilluar Santianën për shoqërinë e saj me Bucin.

Ai i tha asaj se ka nevojë që të largohet nga Buci pasi është duke ia humbur lojën në shtëpinë më të madhe në vend.

Sipas komedianit, Buci e sheh Santianën si një objekt seksi. Më poshtë e keni një klip me përmbledhje nga diskutimet e Ganiut dhe Santiantës gjatë javës.


22:02 – Rasti i shantazhit, Mane e krahason Ganinë me Lindita Halimin (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, e ka kritikuar Gani Gërminë për akuzat e tij ndaj Bucit sonte në ‘Prime’ se dikush nga familjarët e tij e kishte shantazhuar jashtë shtëpisë.

“Nëse keni diçka që ka ndodhur muaj apo vite më parë ju do të mund të kishit shkuar në polici dhe prokurori”.

“Ky debat i yti se dikush nga fisi i Bucit erdhi të provokoi në banjë, ti më kujton një banore aty që javë më parë tregonte histori që kanë ndodhur 13-vjet më parë”.

“ Ti dhe Buci jeni lojtarë të fortë mos e ulni nivelin e lojës”, ka thënë Ganiu./Klankosova.tv


21:58 – Ganiu tregon në detaje rastin se si ndodhi shantazhi ndaj tij, ku implikohet edhe Buci (VIDEO)

Ganiu e ka treguar një rast se është shantazhuar nga Buci derisa kanë qenë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur në një prej klubeve të Prishtinës.

Komediani tha se dikush e kishte gjiruar derisa kishte shkuar në banjo, dhe se ai person për të cilin ky dyshon mendon se e ka dërguar Buci apo e ka familjar./Klankosova.tv


21:53 – Banorët pa koment për “shantazhin”, nuk i besojnë historisë së Gani Gërmisë me Bucin (VIDEO)

Pas prezantimit të klipit “shantazhi” i Ganiut me Bucin, banorëve u është kërkuar që të komentojnë rreth asaj se çfarë shikuan.

Por disa prej tyre nuk kishin komente për këtë ndodhi.

Po ashtu banorët e Big Brother VIP Kosova, u shprehën se nuk iu besojnë asnjërit prej tyre.

Por për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:52 – Anita – Gani Gërmisë: Ke shpifur (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova Anita Haradinaj, ka komentuar situatën mes Ganiut dhe Yllit.

Ajo iu drejtua Ganiut duke i thënë se “të bësh akuza të tilla mbi dikë dhe të thuash më ka bërë shantazh dhe jam peng i atij, janë akuza të rënda, të tërhiqesh nga ato akuza pastaj ato janë shpifje nuk janë as akuza, janë rrena të kulluara”, ka thënë Anita.

Gjithashtu tha se “jemi të gjithë kurioz, janë edhe një publik i tërë kurioz për shpifjet që ke bërë”.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:46 – “Mos i shtini në lojë familjarët” – Buci flet pas akuzave të Gani Gërmisë ndaj tij (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Buci ka reaguar pas klipit që është prezantuar për akuzat e Ganiut ndaj tij.

Buci ka treguar se është i pastër në ato që ka thënë Ganiu për të.

“Duhesh me pas kujdes se kemi familje jashtë, mos i shtini në lojë familjarët”, është shprehur Buci.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:45 – Artmotion me zbritje në pakon “PREMIUM PLUS” për Black Friday (VIDEO)

Platforma më e madhe në vend, Artmotion, për të gjithë vjen më një super-ofertë për të premten e fundit të nëntorit, si gjithmonë kjo ditë ndryshe quhet edhe “Black Friday”.

Bëhet fjalë për pakon “PREMIUM PLUS” për Black Friday nga 29 euro e 90 cent u ofron zbritje në 24 euro e 99 cent.

Kjo është pako një vjeçare ku ju mund të merrni falas Mobile TV, VOD 1-vjeçare,  Big Brother VIP Kosova, Internet 350 Mbps, Kanale 310+,  Sport HD, si dhe shumë gjëra të tjera.

Andaj, ju ftojmë të mos humbisni asnjë moment dhe të merrni këtë pako nga Artmotion.


21:36 – “Shantazhi”, del klipi me shumë përplasje i Gani Gërmisë me Bucin (VIDEO)

Nata e sotme e ‘Prime’ ka nisur fuqishëm me prezantimin e klipit të Ganiut dhe Bucit, ndryshe i quajtur “shantazhi”.

Banori i Big Brother VIP Kosova, Ganiu ka treguar brenda në shtëpi, ku shihet edhe në klip se ai është shantazhuar nga dikush i afërt i Bucit.

Nga ky rrëfim i Ganiut ndodhën përplasje mes tij dhe Yllit.

Se çfarë ka thënë Ganiu, se për çka e akuzoi Bucin, mund ta ndiqni në videon në linkun e mëposhtëm.


21:26 – “Shehollkat” dhe “Studio Art” përkujdesen për dukjen e banorëve në natën e sotme ‘Prime’ (VIDEO)

Për dukjen e konkurrentëve sonte në spektaklin ‘Prime’ janë përkujdesur “Shehollkat” dhe “Studio Art”.

Banorët sonte po shkëlqejnë me të gjithë kujdesin që kanë pasur para spektaklit duke i kuruar ata deri në detaje.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:26 – Alaudin Hamiti sot ka ditëlindjen, urohet nga të gjithë banorët (VIDEO)

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti sot ka ditëlindjen.

E këtë banorëve ua bëri të ditur prezantuesja, Jonida Vokshi.

Ndërsa banorët e uruan me fjalë të përzemërta.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:06 – Nis nata ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova

Ka nisur nata ‘Prime’ e Big Brother VIP Kosova.

Spektakli ka nisur nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, ku edhe si herëve të tjera opinionistë do të jenë Anita Haradinaj dhe Bledi Mane.

Gjatë kësaj nate të ‘Prime’ do të ketë emocione të forta e po ashtu edhe befasi për disa nga banorët.

Përndryshe sonte njëri nga banorët e nominuar do të eliminohet.

Të nominuarit janë Monika, Alby, Vesa, Edona, Lindita dhe Lumbardhi.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb

20:29 – Gjithçka gati për nisjen e natës ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova

Gjithçka është gati për fillimin e natës ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

Sonte do të jetë një ‘Prime’ me shumë supriza, por padyshim edhe debate, përcjell Klankosova.tv.

Njëri nga banorët e nominuar sonte do ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Sonte në ‘Prime’ do të mund të shihni edhe një befasi shumë të madhe.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme