Lajmet e fundit

Në Prishtinë po vazhdojnë protestat për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për të gjashtën ditë me radhë, qytetarë të shumtë sonte kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa protesta është paralajmëruar si paqësore.
Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, raportoi nga vendi i ngjarjes se në mesin e pjesëmarrësve ka edhe qytetarë nga diaspora, të cilët kanë ardhur në Kosovë për t’iu bashkuar protestave.
Në protestë do të flasin Çlirim Haziri, organizator i protestës, studenti Bleard Meha, Aida Dërguti, Trim Syla, veteranja Shqipe Krasniqi, si dhe këngëtari Xhafer Ahmetaj./Klankosova.tv