Nasim Haradinaj për gjashtë orë vazhdon të jetë në EULEX (VIDEO)

Nasim Haradinaj për gjashtë orë vazhdon të jetë në EULEX (VIDEO)

NULL NULL
1 muaj më parë

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, është duke vazhduar të qëndrojë në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë për gjashtë orë rresht, njofton Klan Kosova.

Avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi ka thënë për Klan Kosova se Nasim Haradinaj nuk është duke u intervistuar, sepse nëse një gjë e tillë do të ndodhte ai do të ishte me të.

Ai tha se Haradinaj është duke qëndruar në selinë e EULEX-it derisa t’i bëhet aranzhimi i fluturimit për në Hagë, që sipas tij kjo merr pak kohë.

Para dy orëve në këtë institucion kishte shkuar edhe një autoambulancë, e cila ishte për ta kontrolluar Haradinajn si gjë rutinore që bëhet për të gjithë të arrestuarit.

Nasim Haradinaj për gjashtë orë vazhdon të jetë në EULEX

Nasim Haradinaj për gjashtë orë vazhdon të jetë në EULEX

Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 25 septembre 2020