Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nasim Haradinaj: Në Koshare nuk ka pasur FARK

NULL NULL
10.04.2018 18:28

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se FARK-u nuk ka vepruar në Betejën e Kosharës.

“Ka dezinformata lidhur me Betejën e Koshares dhe pjesëmarrjen e FARK-ut në këtë betejë. Kjo betejë është zhvilluar nën një emblemë – atë të UÇK-së”.

“Roli i FARK-ut ka qenë një tentativë për të arritur diçka”.

“Jo vetëm në Koshare, mirëpo në asnjë betejë tjetër FARK-u nuk ka vepruar”, është shprehur Haradinaj në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Askush nuk e mohon tentativën e FARK-ut, megjithatë nuk ky formacion nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”.

Haradinaj vlerësoi se lidhur me këtë tani po flitet për shkak të interesave politike.

“Mendoj se tash po behet një zhurmë e madhe, zhurmë politike”.

“Po e bëjnë këtë për politikë, ka persona që ju konvenon një gjë e tillë”.