22:13, 13 Tetor 2019

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e legjislaturës së shtatë.

Ai ka thënë se faji nuk e kërkon askund dhe se interesi i LDK-së është më i rëndësishëm se çdo hatërmbetje personale, njofton Klan Kosova.

Rugova tha se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në partinë e tij si anëtar dhe veprimtar.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si anëtar dhe veprimtar, gjithnjë i përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime. Mirë u takofshim në angazhimet tona të ardhshme.

Konkurs Pune

Lexo më shumë