Naser Hafizi lirohet nga paraburgimi NULL NULL 06.03.2025 22:24 06.03.2025 22:24 Zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, Naser Hafizi Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, u lirua nga paraburgimi. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij Ahmeti Tahiri. “Sot, dreijetësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit te Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij”, ka shkruar ai në Facebook. Hafizi ishte arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, është liruar nga masa e paraburgimit. Ai u prangos në Aeroportin e Prishtinës më 10 tetor 2024 kurse që nga 11 tetori 2024 gjendej në paraburgim. Naser Hafizi, dyshohet se kundërligjshëm ka ndikuar në faljen dhe uljen e borxheve për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vazhdon zjarri në ndërtesën në Emshir, flakët nuk po mund të kontrollohen (VIDEO) 10 orë më parë