Narkotikë brenda specave turshi – nga kompania turistike thonë se i dyshuari dha të dhëna të rrejshme (VIDEO) NULL NULL 20.10.2020 20:27 20.10.2020 20:27 23 kilogramë marihuanë të fshehur brenda thasëve me speca, janë gjetur nga Dogana e Hungarisë në atobusin transportues nga Kosova. Bimët narkotike, doganierët ia dorëzuan policisë së bashku me një raport, njofton Klan Kosova. Megjithatë Nusret Bici, menaxher i kompanisë turistike që po bartte udhëtarë, mohuan se ishin në dijeni për një dërgesë të tillë. ”Ne nuk kemi ditur asgjë që ka pasur të fshehur narkotikë në speca”. ”Asgje njëherë nuk po dihet, hungarezët po hetojnë por me sa kemi kuptuar ne, janë të dhëna të rrejshme – të dhëna jo të sakta”, ka deklaruar ai për identitetin e të dyshuarve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 11 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 18 minuta më parë