Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Napoli rrugëton furishëm drejt titullit të Serie A

NULL NULL
25.02.2023 20:15

Napoli ka shënuar fitore ndaj Empolit, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.

Golin e parë për Napolin e realizoi Ardian Ismajli, me një autogol, në minutën e 17’. 10 minuta më vonë, Victor Osihmen, dyfishoi epërsinë e Napolit. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Napoli mbeti me një lojtar më pak, pasi Mario Rui, u ndëshkua me karton direkt të kuq. Por nuk i pengoi napolitanëve që ta realizojnë fitoren e radhës.

Napoli pas fitores mbetet në vendin e parë me 65 pikë, pas 24 ndeshjeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.