Napoli mposht Frankfurtin, me një këmbë në çerekfinale NULL NULL 21.02.2023 22:54 21.02.2023 22:54 Napoli ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurt, me rezultat 2-0, në kuadër të ndeshjes së parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Napoli mundësin e parë në ndeshje e pati në minutën e 36’, por Khvicha Kvaraskhelia, ishte i pasaktë nga pika e bardhë. Vetëm katër minuta më vonë Victor Osimhen e kaloi në epërsi Napolin, me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Frankfurti mbeti me një lojtar më pak, pasi Kolo Muani u ndëshkua me karton direkt të kuq. Këtë e shfrytëzoi lideri aktual i Italisë, duke e shënuar edhe golin e dytë me anë të Giovanni di Lorenzon, në minutën e 65’. Ky ishte rezultat final i kësaj ndeshjeje. Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 15 mars, në stadiumin “Diego Maradona”.