15:00, 12 Korrik 2019

Napoli po e konsideron mundësinë e transferimit të yllit të Lille, Nicolas Pepe, sipas raportimeve nga Corriere dello Sport.

Pepe është lidhur me një kalim te njëri prej top-klubeve të Evropës pas një sezoni mbresëlënës që e pati vitin e fundit.

Për të kanë shprehur interesim klube si Arsenali, Evertoni dhe Bayern Munchen, sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare.

Sidoqoftë, pasi dështuan që ta transferojnë Rodrigon dhe Mauro Icardi-n, tani napolitanët kanë kthyer vëmendjen te Pepe.

Konkurs Pune

Lexo më shumë